Hande Erçel, aktorja të cilën e shohim në serialin “Dashuria është në ajër” në TV Klan, është shpallur “Gruaja më e bukur në botë” nga revista e njohur britanike Glamour UK.

Menjëherë pas këtij lajmi kanë nisur edhe akuzat se aktorja 27-vjeçare ka bërë ndërhyrje estetike, gjë që nuk është e vërtetë pasi Hande gëzon një bukuri natyrale dhe kujdeset mjaft për lëkurën e saj.

Hande ka treguar përmes blogut të saj se pi një sasi të madhe uji, e fillon ditën e saj me stërvitje, ha shëndetshëm, përdor gjithmonë pastrues fytyre dhe bën maska të ndryshme për fytyrën.

Sa i përket jetës private, aktorja është në një lidhje me Kerem Bursin, kolegun e saj në serialin “Dashuria është në ajër”.






