Nga Shqipëria / E Mërkurë 29 Shtator 2021, 16:04

Nuk është më flokëkuqe, Melisa bën ndryshimin drastik në pamje

Ish-konkurrentja e “Përputhen”, Melisa Lleshi ka hequr dorë nga flokët e kuq. Pas shumë kohësh, ajo ka bërë një ndryshim drastik në pamje.

Me anë të disa postimeve në rrjete sociale, Melisa ka treguar ngjyrën e re të flokëve. Ajo është kthyer në brune me fije bjonde.

Ish-konkurrentja duket më ndryshe nga ç’jemi mësuar ta shohim, megjithatë komplimentet nuk kanë munguar.