Nga Shqipëria / E Mërkurë 29 Shtator 2021, 15:03

Saimir Hoxha përcillet për në banesën e fundit, e shoqja dhe i ati shpërthejnë në lot

Saimir Hoxha është përcjellë për në banesën e fundit një ditë pasi u vra me armë zjarri nga Aldi Rama, gjatë një kontrolli anti-drogë në zonën e Kune-Vain në Lezhë. Homazhet në nder të tij janë zhvilluar mesditën e sotme nga ora 12:00 deri në 15:00.

Kolegë dhe miq u pritën nga familjarët e të ndjerit me në krye të shoqen dhe babain e tij 85-vjeçar të cilët në asnjë moment nuk mundën t’i mbajnë dot lotët.

Në fotot e shkrepura gjatë ceremonisë, e shoqja shfaqet me lot në sy ndërsa nuk mundet të qëndrojë e fortë kur përcillet kortezhi.

Në ceremoni morën pjesë figura të politikës nga kreu i shtetit Ilir Meta, kryeministri Edi Rama, kryedemokrati Lulzim Basha, ministri i Brendshëm Bledi Çuçi si dhe kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla. 

Burimi: abc