Nga Shqipëria / E Mërkurë 29 Shtator 2021, 10:10

Aurela Hoxha tregon për herë të parë partnerin

Në qeshor, Aurela Hoxha u bë nënë për herë të parë. Lajmin e konfirmoi vetë modelja duke zbuluar se kishte lindur një djalë. Aurela na i kurseu foto nga shtatzënia, por edhe bashkëshortin e ka mbajtur të fshehtë, deri sot. 

Mes një kolazhi fotosh, modelja postoi edhe një foto me bashkëshortin, teksa shfaqet duke e përqafuar ndërsa ai i dhuron një puthje në ballë.

Modelja ka treguar se me bashkëshortin nuk flet shqip pasi prej kohësh tashmë jeton në Spanjë.

Ata janë bashkë prej 6 vitesh.