Nga Shqipëria / E Mërkurë 29 Shtator 2021, 10:10

Lushnje/ 20-vjeçari rreh nënën dhe e kërcënon me thikë

Një 20-vjeçar në Lushnje është arrestuar nga policia pasi ka dhunuar të ëmën dhe më pas e ka kërcënuar me një thikë. Në pranga është vënë i riu me iniciale M.V. Tashmë materialet hetimore i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

“Lushnjë/ Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim M. V., 20 vjeç, banues në Lushnjë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike dhe ka kanosur me një mjet të mprehtë(thikë) nënën e tij.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.