Nga Shqipëria / E Martë 28 Shtator 2021, 22:10

Jeta e re në SHBA, festë në familjen e Ilva Tares

Prej disa muajsh, Ilva Tare është zhvendosur në Washington së bashku me familjen duke nisur kështu një jetë të re. Gazetarja vazhdon të jetë aktive në rrjetet sociale, ku publikon shpeshherë foto nga jeta e tyre e re në SHBA.

Ditën e sotme, djali i çifti Tomas feston ditëlindjen. Tomas ka mbushur katër vjeç dhe Ilva e Eduardi i kanë organizuar një festë në ambientet e shtëpisë.

Vogëlushi duket shumë i lumtur në foton e publikuar nga Ilva. Krah tij, qendrojnë mami Ilva, babi Eduard dhe motra Melodi, të cilët kanë bërë me duar numrin katër.