Fjolla Morina u lirua nga paraburgimi më datën 15 shtator. Gjykata ka refuzuar kërkesën e Prokurorisë për ekstradimin e këngëtares në Shqipëri dhe i është ndërprerë masa e paraburgimit.

Lidhur me këtë, Fjolla sot bëri një reagim përmes një postimi në Instagam duke pozuar krahë avokatit të saj Fanol Krasniqi. Këngëtarja shfaqet me një look të ri, flokët e shkutra dhe e buzëqeshur.

“Faleminderit shteti im! Faleminderit Avokat: Fanol Krasniqi”, ka shkruar Fjolla.

Kujtojmë që ajo u arrestua në Prishtinë me 19 korrik duke u akuzuar për trafikim të armëve dhe municionit në Shqipëri.

Së fundmi këngëtarja ka qenë e komentuar edhe pas aludimeve se i ka dhënë fund martesës me Fisnik Sylën.



