Në takimin e tij me Alvisën, Bruno hodhi kunja për Mikelën duke thënë se ajo është 'zhgërryer' me Argjendin. Kjo ka sjellë nervozimin e Mikelës, e cila i tha se ishte thjesht një prekje në këmbë.
Debati degradoi dhe Bruno tha se nuk do e prekte kurrë një vajzë që e kanë prekur të tjerët.

"Asnjëra nga ne nuk është e virgjër", i tha Mikela.
Pjesë nga debati:
Bruno: Unë nuk e dua një femër që preket ashtu, unë s’kam ku ta prek atë se e ka prek Argjendi.
Mikela: Bruno e kontrollon gojën? Ku më ka prekur Argjendi? Që më ka prekur te këmba dhe ia kam hequr dorën…
Bruno: Po ku e di unë ç’ke bërë ti
Mikela: Po pse ti atë tjetrën që do marrësh jashtë, nëse nuk e gjen tek ne, do e marrësh të virgjër? Këtu asnjëra nga ne nuk është e virgjër.

Bruno: Jemi në emision
Mikela: Asnjëra nga ne nuk është e virgjër
Bruno: I mban pishtarin gocave ti se le nam. Ç’është ky komunikim.
Mikela: Këtu tek ne nuk kemi goca të virgjëra
Bruno: Nuk është koncepti i virgjërisë për tu prekur se le nam, ça janë këto koncepte se je gjithë kjo vajzë
Mikela: Po ti pra me konceptet e tua që thua aty zhgërryhesh, bëra gjë seks aty unë? Pe ndonjë puthjë në buzë?

Bruno: S’ka lidhje, u shtrive atje…
Mikela: Boll more boll nuk u shtriva isha gjysmë e ulur
Bruno: A të puthi?
Mikela: Jo nuk më puthi jam larguar
Bruno: Mos gënje dhe mos na bëj skena të tilla, të përmendësh virgjërinë dhe seksin se le nam.

