Nga Shqipëria / E Martë 28 Shtator 2021, 19:07

Shifra të larta, 15 humbje jete dhe mbi 500 të infektuar në 24 orë

Vijon të rritet numri i fataliteteve si pasojë e koronavirusit. Në raportimin ditor të rasteve Ministria e Shëndetësisë bën të ditur se si pasojë e Covid-19 ndërruan jetë edhe 15 qytetarë të tjerë. Ndërsa, nga 4,625 testime të kryera janë konfirmuar pozitive për koronavirusin 594 raste të reja.

Rastet pozitive janë konfirmuar në këto bashki: 211 qytetarë në Tiranë, 44 qytetarë Shkodër, 33 në Vlorë, 29 në Sarandë, 27 në Elbasan, 26 në Durrës, 25 në Fier, 16 në Lushnje, 15 në Kukës, 14 në Gjirokastër, 12 në Berat, 11 në Lezhë, 10 në Vorë, Gramsh, 7 në Malësi e Madhe, Kurbin, Krujë, Kamëz, Mallakastër, Dimal, 6 në Devoll, 5 në Memaliaj, 4 në Vau i Dejës, Fushë Arrëz, Kavajë, Divjakë, Himarë, Pogradec, Skarapar, 3 në Has, Mirditë, Dibër, Korçë, 2 në Konispol, Këlcyrë, Tepelenë, Kuçovë, Poliçan, Librazhd, 1 në Tropojë, Patos, Delvinë, Përmet, Kolonjë, Cërrik.

Janë 10436 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Aktualisht në Spitalet COVID po marrin trajtim 177 pacientë, nga të cilët 25 janë në gjendje më të rënduar.

Kurse, sa i përket rasteve fatale, nuk mundën të mbijetojnë 7 qytetarë nga Tirana të moshave 64-88 vjeç, 2 qytetarë nga Kavaja të moshave 71 dhe 85 vjeç, 2 qytetarë nga Berati 72 dhe 80 vjeç, 1 qytetar nga Fieri 59 vjeç, 1 qytetar nga Durrësi 67 vjeç, 1 qytetar nga Kurbini 74 vjeç dhe 1 qytetare 80 vjeç nga Vlora.

Janë shëruar 984 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 155,678 që nga fillimi i epidemisë.