Nga Shqipëria / E Martë 28 Shtator 2021, 18:06

Sot super seksi, por si dukej Ada e 'Përputhen' dikur, dalin fotot

Konkurrentja e “Përputhen, Iriada Shahollari, ose siç e thërrasin shkurt Ada mori vëmendje të madhe sapo hyri në program. 28-vjeçarja nga Skrapari u komentua shumë për format bombastike dhe për ndërhyrjet estetike.

Së fundmi faqja "demaskojmë përputhasit" ka publikuar disa foto ku sipas tyre është Ada përpara ndërhyrjeve.

Në fotot e publikuara konkurrentja shihet me një pamje ndryshe, por sërish simpatike, edhe pse vërtetësia e fotove nuk është e sigurtë.

Pritet një reagim nga Ada, e cila nuk e ka patur kurrë problem të flasë hapur mbi ndryshimet.