Nga Shqipëria / E Martë 28 Shtator 2021, 18:06

Në gjendje kritike, momenti kur 21-vjeçari që dyshohet se vrau policin mbërrin në spital

21-vjeçari Aldi Rama është personi i cili dyshohet se qëlloi për vdekje efektivin e policisë Saimir Hoxha ku ky i fundit ishte në krye të detyrës ku kishte informacion për një parcelë me kanabis. Aldi Rama ishte sëbashku me dy të tjerë në makinën që ishte ndaluar nga patrulla e policisë. Në një moment 21-vjeçari ka hapur zjarr duke e qëlluar me një plumb në zemër efektivin e policisë Saimir Hoxha, ku gjeti vdekjen në vend.

Pas këtij episodi Aldi Rama tentoi të largohej dhe për disa orë iu fsheh forcave RENEA e FNSH. Pasi u rrethua nga policia, Aldi Rama qëlloi veten me armë ndërsa më pas u transportuar nga një ambulancë për në spital. 

ABC ka siguruar pamjet e momentit ku 21-vjeçari dërgohet në spital. Mësohet se i riu është në gjendje kritike për jetën.