
Një incident ka ndodhur mesditën e sotme në Infektiv. Gazetarja Ema Shazivari raporton për abcnews.al, se dy të afërmet e një gruaje që sapo u shtrua në spital për shkak të koronavirusit kanë tentuar që të futen në ambientet e spitalit bashkë me të, gjë që është tërësisht e ndaluar.
Një efektiv policie që shërben te dera e këtij spitali ka ndërhyrë për ndalimin e utjes së dy të rejave në ambientet e brendshme të Spitalt Covid1, por ka hasur në kundërshtimin fizik të tyre. Madje, njëra prej tyre ka qëlluar policinë duke kërkuar të futet brenda.
Situata është qetësuar pasi në vend kanë ardhur edhe punonjësit e tjerë të sigurisë së spitalit.