Nga Shqipëria / E Martë 28 Shtator 2021, 12:12

Video skandal/ Kryetari i bashkisë hip mbi shpinë këshilltaren dhe i mëson të kalërojë

Një video skandal po bën namin në Bosnje Herecegovinë, ku në të shfaqet një këshilltare dhe kryetari i bashkisë në Banja Luka. Këshilltarja i ka hipur mbi shpinë kryetarit, teksa ky e mëson të kalërojë. 

Kryetari Draško Stanivukoviç njihet për dashurinë që ka ndaj kuajve ndërsa këshilltarja në video Olga Babiç duket se po mëson prej tij.

Në videon e filmuar në zyrë, kryetari i jep këshilltares udhëzime se si të drejtojë kalin dhe më pas ajo bie në krahët e tij duke qeshur.