Nga Shqipëria / E Martë 28 Shtator 2021, 12:12

'Më bllokoi derën', moderatorja shqiptare tregon si e ngacmoi një vajzë lesbike

Prezantuesja e “Glamour Zone”, Ester Bylyku gjatë emisionit rrëfeu një histori sesi një vajzë lesbike e ka ngacmuar teksa ndodhej në një bar. Ajo e tregoi këtë histori duke pasur të ftuar Dajana Shabanin e cila e hapi temën duke thënë se femrat, e huaja sidomos, e kanë ngacmuar gjithmonë.

"Kur kam qenë në një bar po më shihte një vajzë, por nuk mendova gjë, se besoj, s’më shkonte mendja. Isha me dy shok dhe njëri më tha po të ngacmon, mendova jo, po gjithsesi ju afrova pak më shumë atij shokut , që të mendonte se e kisha të dashur. Më pas shkoj në tualet dhe kjo më ndjek në tualet, por unë nuk e shikoj. Unë hap derën dhe ajo ishte më e gjatë se unë dhe më kishte bllokuar daljen. Gjaku mua në fund të këmbëve", rrëfeu Ester.