Një shpërthim i fuqishëm ka tronditur Gothenburgun e Suedisë rreth orës 5 të këtij mëngjesi. Shpërthimi është regjistruar në një ndërtesë në qendër të qytetit. Mediat raportojnë se si pasojë e zjarrit të madh, mbi 25 persona janë transportuar në spital.

Për shkak të flakëve që kanë pushtuar korridoret, shumë banorë janë detyruar të zvarriten në ballkone.

Në vendngjarje ndodhen mbi 40 kamionë zjarrfikës dhe shkaku i shpërthimit nuk dihet ende.

Policia suedeze njoftoi se po punon për evakuimin e njerëzve që jetojnë në zonë dhe se ka hapur një hetim, por deri më tani nuk kanë asnjë të dyshuar për ngjarjen e rëndë.
