
Pas tërmetit të rënë një ditë më parë në Kretë, një tjetër ka rënë në orët e para të mëngjesit të kësaj të martë në Heraklion. Mediat vendase bëjnë me dije se një tërmet me magnitudë 5.3 të shkallës Rihter ka tronditur Heraklion në orën 07:48.
Sipas regjistrimit automatik të Institutit Gjeodinamik, epiqendra e tërmetit ishte Arkalochori, ku dje u regjistrua tërmeti me magnitudë 5.8. Ndër të tjera mësohet se thellësia e tërmetit ishte 13.9 km me epiqendër 22 km në Heraklion, të Kretës.
Ndërkohë nga lëkundjet e tërmetit të një dite më parë përveç një viktime në Kretë janë shënuar dhe shumë dëme material në ndërtesa dhe biznese.