Nga Shqipëria / E Hënë 27 Shtator 2021, 22:10

Mbërrijnë në Shqipëri 29.250 vaksina Pfizer

Mbrëmjen e sotme në aeroportin ndërkombëtar “Nënë Tereza” kanë mbërritur 29.250 doza të tjera të vaksinës Pfizer.

Lajmin e ka bërë të ditur ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu. Numri total i vaksinave që kanë mbërritur në vendin tonë është 2.074.560.

"Edhe 29,250 doza vaksine Pfizer mbërritën në mbrëmje në Aeroportin “Nënë Tereza”, duke e çuar në 2,074,560 sasinë e vaksinave anticovid që kanë mbërritur deri tani në vendin tonë", ka njoftuar Manastirliu.