Nga Shqipëria / E Hënë 27 Shtator 2021, 19:07

‘Ti je silikon, je si burrë’, Edi pendohet dhe i bën të papriturën Adës

Rreth një javë më parë Edi shpërtheu në ofendime ndaj Adës, duke e cilësuar si femër jo natyrale që “më mirë të bëhet burrë”.

"Kjo për mua nuk është femër, më mirë të bëhet burrë sesa kështu. Ti punon kirurgji. Edhe vetveten e ke bërë. Nuk kam dalë me ja parë sa i ka bërë. Nuk është tipi im. Mos fol më. A di për cfarë të dojnë ty? Ja si je… Edhe në aeroplan për Zvicër e kisha parë që është e bërë. Vetëm qorri nuk e sheh që nuk është e bërë. Kush është kjo për mua? Nuk është për mua. Njerzit që janë fals, që janë të bëra nuk janë tipi im. Ti je silikon. Je bërë si burrë", i tha ai.

Mirëpo, duket se Edi është penduar për fjalët e tij dhe në puntatën e sotme i kërkoi Adës një takim 4 minutësh.

“Nëse ka një takim 4 minutësh, kam diçka për t’i thënë”, u shpreh ai.

“Asnjëherë”, replikoi Ada, duke e refuzuar.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Top Channel (@topchannelalbania)