Nga Shqipëria / E Hënë 27 Shtator 2021, 18:06

E fundit/ Rekord viktimash dhe 295 raste të reja me Koronavirus në vend

Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 4064 testime dhe janë konfirmuar 295 raste të reja me Covid. Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon:

162 qytetarë në Tiranë, 19 në Durrës, 12 në Vlorë, 10 Sarandë, 8 në Lushnje, Berat, 7 në Lezhë, Dibër, Divjak, 6 në Mat, 5 në Krujë, Gramsh, 4 në Kamëz, Gjirokastër, Korçë, Peqin, 3 në Mirditë, Mallakakstër, 2 në Kukës, Kurbinë, Fier, Delvinë, Kolonjë, Kuçovë, Poliçan, 1 në Kavajë, Tepelenë, Librazhd.

Po gjatë 24 orëve të fundit është shënuar numri më i lartë i viktimave në valën e tretë të pandemisë. Fatkeqësisht betejën me këtë sëmundje nuk e kanë fituar 4 qytetarë nga Durrësi të moshave 33-73 vjeç, 8 qytetarë nga Tirana të moshave 66-73 vjeç, 1 qytetar nga Rrogozhina 61 vjeç. 

Janë shëruar 1075 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 154,694 që nga fillimi i epidemisë.

Janë 10,841 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Aktualisht në Spitalet COVID po marrin trajtim 189 pacientë, nga të cilët 29 janë në gjendje më të rënduar.