Nga Shqipëria / E Hënë 27 Shtator 2021, 18:06

Rama: Do sjellim në Shqipëri universitete të huaja

Kryeministri Edi Rama ka bërë një bashkëbisedim me studentët në Prishtinë. Ai ka premtuar se shumë shpejt në Shqipëri do të vijnë universitete nga e gjithë bota.

Rama tha se programet në Shqipëri do të jenë të njëjta si në universitetet e huaja, me diplomë të barasvlershme.

"Duam që nxënësve nga Kosova t’u japim më shumë hapësirë në universitetet e Shqipërisë, po ashtu paralelisht ne po bëjmë një punë intensive për të kaluar në një nivel tjetër për larminë e universiteteve në Shqipëri duke futur universitetet e huaja, me programe të njëjta me diplomë të barasvlershme.

Nëse do të studiosh në Vienë për agrikulturë, mund të studiosh në Tiranë dhe të jetë njësoj si në Vienë, pasi do të ketë programe të përbashkëta. Po ashtu do të sjellim dhe universitete të huaja që do të i pari, që është Universiteti Teknik i Stambollit. Hapja e këtij universiteti bën të mundur që të bëni studime dhe të merrni një diplomë që është e njohur në të gjithë botën”, ka deklaruar kryeministri.