
Ditën e sotme qarkulluan lajme se Fjolla Morina mund t’i ketë dhënë fund martesës së saj me biznesmenin. Shkak u bë fakti se Fisnik Syla kishte fshirë të gjitha postimet me të në Instagram ndërsa këngëtarja e kishte mbyllur llogarinë e saj.
Por pak më parë Fjolla ka vendosur që të rikthehet në Instagram e madje ka bërë edhe një postim. Fjolla ka ndarë me ndjekësit një foto me vajzën e saj, të cilës i uron një vit të ri shkollor të suksesshëm.
“Një fillim i ri sot për ty vajza ime e vogël, uroj të jetë i mbarë rrugëtimi drejt dijes. Jam shumë krenare me ty”, shkruan Morina.
Këngëtarja nuk ka bërë asnjë postim në lidhje me Fisnikun, por vihet re se gjërat mes tyre nuk janë aspak mirë, për shkak se edhe ajo ka fshirë të gjitha fotot me biznesmenin.