Nga Shqipëria / E Hënë 27 Shtator 2021, 17:05

‘Mami nuk ka lekë të më blejë çantë”, vogëlushja nga Elbasani humb ditën e parë të shkollës

Vogëlushja Eglina nga Elbasani ka humbur sot ditën e parë të shkollës, për shkak të kushteve të vështira ekonomike. Rasti është denoncuar në “Ora News”.

Mes lotësh, vogëlushja që duhet të hynte në klasën e tretë ka treguar se nuk ka rroba e çantë që t’iu bashkohet shoqeve e shokëve të shkollës.

"Mami s’ka lekë që të më blejë çantën. Shoqet e mia janë te klasa dhe unë po rri këtu jashtë, nuk kam çantë, nuk kam rroba që të iki në shkollë", është shprehur ajo.

E ëma, Fatbardha vuan nga një sëmundje e rëndë, dhe 10 mijë lekë që merr duhet të bëjë vizita të herëpashershme.

"Nuk kam lekë. Kam 100 mijë lekë të vjetra kemp. Herë pas herë shkoj në spital në Tiranë. Është shumë e vështirë. Kur ikin fëmijët e tjerë në shkollë dal te dera e qaj, sepse fëmijët e mi rrinë në shtëpi. Dua ta çoj si gjithë të tjerët në shkollë", ka treguar ajo.

Bashëkshorti i Fatbardhës i ka braktisur ato 2 vite më parë, ndërsa aktualisht ajo bashke me vajzat jetojnë në shtëpinë e motrës, edhe ajo në kushte tepër të vështira.