Nga Shqipëria / E Hënë 27 Shtator 2021, 16:04

Dojna Mema i bashkohet ‘Big Brother VIP’, zbulohet pozicioni që i është besuar

Kanë mbetur vetëm pak ditë nga nisja e spektaklit ‘Big Brother VIP’, dhe sot detaje të reja kanë dalë në dritë.

Revista “Vip Magazine” ka zbuluar se formati “Fun Club” i është besuar pikërisht prezantueses Dojna Mema.

Për Dojnën ky është një rikthim në ekran, pas një pauze të gjatë, kohë gjatë së cilës i është përkushtuar angazhimeve private.

“Big Brother Vip” fillon në tetor dhe brenda shtëpisë do shohim personazhe të famshëm.