Një tërmet me magnitudë 5.8 të shkallës Rihter ka goditur Kretën mëngjesin e sotëm. Nga lëkundjet janë shkaktuar dëme të mëdha materiale dhe ka disa të lënduar.

Mediat greke raportojnë për një viktimë. Tërmeti që u regjistrua rreth orës 09:15.

Disa kalimtarë kanë mbetur të plagosur pas shkëputjes së një masivi.

Disa banorë kanë dalë me nxitim nga shtëpitë e tyre ndërsa ka raportime për dy të bllokuar në zonën e Arkalochorit.

