Ditën e djeshme në Londër Florian Marku arriti të shpallej kampion bote në kategorinë IBF pasi mposhti boksierin ukrainas, Maxim Prodan. Fitorja e tij bëri krenar të gjithë shqiptarët dhe familjen tij.

28-vjeçari shqiptar sot është kthyer te bashkëshortja e tij si kampion dhe ka postuar një foto krah saj.

“Unë dhe bota ime”, shkruan Marku krah fotos ku shihet i përqafuar me Eirinin.

Çifti së shpejti do bëhet me djalë.


