Nga Shqipëria / E Diel 26 Shtator 2021, 22:10

'Si 11 shtatori'/ Banorët në Australi tmerrohen nga avioni mbi qiellgërvishtëse

Banorët e Brisbane janë tmerruar nga pamja e një avioni transportues C-17 i cili fluturoi mes qiellgërvishëseve. Aeroplani strategjik Boeing C-17A Globemaster III u filmua gjatë një stërvitjeje, teksa fluturonte me një lartësi të ulët duke bërë manovra për eventin e përvitshëm Sunsuper Riverfire, që organizohet në Queendland.

Edhe pse kishte pasur një paralajmërim publik për këtë stërvitje, shumë banorë sërish mbetën të tronditur nga pamja e avionit. Disa përdorus në Twitter thanë se ky moment i kujtoi sulmet e 11 shtatorit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Drejtuesi ekzekutiv i NBC, Mike Sington i postoi në profilin e tij pamjet që krijuan aq shumë shqetësim. “Një avion i Forcave Ajrore australiane endet përmes qiellgërvishëseve të qendrës së Brisbane, me një qëllim. Ishte një provë për një shfaqje ajrore, por që shkaktoi rikthim në kujtesë të 11 shtatorin”, shkruante ai.