Nga Shqipëria / E Diel 26 Shtator 2021, 16:04

Sherr me thika në Zvicër, vdes 20-vjeçari shqiptar

Një sherr me thika ka ndodhur në një pikë karburanti mbrëmjen e djeshme në Zvicër. Nga sherri ka mbetur i vdekur një 20-vjeçar shqiptar nga Kosova.

Sipas mediave zvicerane dy grupe djemsh janë përplasur me njëri tjetrin duke përdorur thika dhe mjete të forta.

20-vjeçari nuk ka mundur t’u mbijetojë dot plagëve të marra ndërkohë që disa të tjerë kanë mbetur të plagosur dhe më pas janë dërguar në spital për të marrë ndihmën e parë mjekësore. Zona ku ndodhi ngjarja u rrethua nga policia rreth orës 00:30 të mëngjesit të së dielës për të hetuar në lidhje me këtë ngjarje.