Nga Shqipëria / E Diel 26 Shtator 2021, 09:09

E rëndë në Gjirokastër/ Gruaja dhunohet barbarisht nga ish-burri dhe kunati në mes të lokalit

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Gjirokastër. Shtetësja O.S është dhunuar barbarisht nga ish-bashkëshorti dhe ish-kunati.

Dy vëllezërit kanë hyrë në lokal dhe i kanë ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike. Policia bën me dije se ata janë në kërkim.

NJOFTIMI

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Gjirokastër shpallën në kërkim shtetasit F. S. dhe G. S.(vëllezër) pasi këta shtetas gjatë mbrëmjes së datës 25.09.2021, në një bar-kafe në lagjen “18-Shtatori”, Gjirokastër kanë dhunuar fizikisht dhe psikologjikisht shtetasen O. S.(ish bashkëshortja e shtetasit F. S.).

Gjithashtu për motive të dobëta kanë qëlluar me mjet mprehës dhe dorezë hekuri shtetasin S. G., 33 vjeç, banues në Gjirokastër, i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Gjirokastër jashtë rrezikut për jetën.

Vijon puna intensive për kapjen dhe ndalimin e shtetasve F. S. dhe G. S.

Burimi: "faxweb.al"