Nga Shqipëria / E Shtunë 25 Shtator 2021, 23:11

‘Ky është vetëm fillimi’, Florian Marku reagon pas fitores së madhe

Mbrëmjen e sotme Florian Marku mposhti ukrainasin Maxim Prodan, duke u shpallur kampion bote në boks. Ndeshja u zhvillua për plot 10 raunde, në “Tottenham Hotspur Staduim”, Londër.

Pas fitores, boksieri shqiptar ka reaguar me anë të një postimi në rrjete sociale. Ai shprehet se ky është vetëm fillimi.

“Faleminderit Zotit për çdo gjë! Ky është fillimi. Faleminderit nga zemra për të gjithë përkrahjen e juaj! Veç Zoti e di sa shumë kam punuar për një ditë si kjo. Ky është veç fillimi”, ka shkruar ai.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Florian Marku (@florianmarku)