Një aksident i rëndë ka ndodhur në autostradën Tiranë-Durrës. Në aksident janë përfshirë 5 makina dhe për pasojë është lënduar pasagjerja e njërit mjet.
Bëhet fjalë për shtetasen S.M, e cila ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Njoftimi i policisë:
Durrës- Më datë 25.09.2021, rreth orës 18:20, në autostradën Tiranë-Durrës, janë përplasur 5 mjete e për pasojë është lënduar pasagjerja e njërit mjet, shtetasja S.M., e cila ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
Burimi: "Abc News"
