Nga Shqipëria / E Shtunë 25 Shtator 2021, 21:09

Dajana Shabani: Si ia shpjegova vajzës divorcin

Dajana Shabani ka treguar më shumë për ndarjen nga bashkëshorti e ftuar në "Glamour Zone". Moderatorja rrëfeu edhe se si ia ka shpjeguar vajzës së saj 5-vjeçare Marlena divorcin. 

"Ka qenë një moment që vajza më pyeti përse në autobusin e shkollës e shoqëroja vetëm unë dhe jo babai i saj. Menjëherë pas atij momenti unë dhe babi Marlenës shkuam të dy së bashku."

Si ia ke shpjeguar Marlenës divorcin?

"Nuk ia kam shpjeguar, sepse në sytë e saj mami dhe babi janë gjithmonë së bashku. Mbase kur të rritet dhe të vijë momenti i duhur", tha Dajana.