Pasditen e sotme ka mbërritur në Shqipëri një grup tjetër afganësh. Me anë të një postimi në rrjete sociale, ministrja Olta Xhaçka ka njoftuar se janë 259 fëmijë, gra e burra që janë ulur në tokën shqiptare për t’u strehuar.
"259 fëmijë, gra e burra të larguar nga Mazari Al Sharif, kanë mbërritur pak më parë në aeroportin e Rinasit. Falë koordinimit me partnerët, ata kanë tani një strehë të sigurt, duke rikonfirmuar edhe njëherë seriozitetin dhe përkushtimin e Shqipërisë, për shpëtimin e qindra qytetarëve afganë”, ka shkruar ministrja, krahas disa fotove.
Deri më tani në Shqipëri kanë mbërritur mbi 700 afganë.
