Këngëtarja e njohur Genta Ismajli po jeton prej kohësh historinë e bukur të dashurisë me biznesmenin turk, Usta. Ata të dy janë shumë aktivë në rrjete sociale, ku nuk i kursejnë dedikimet plot dashuri.

Ditën e sotme, Usta feston ditëlindjen dhe Genta e ka uruar publikisht. Ajo ka publikuar në Instastory disa foto pranë partnerit, krahas së cilave ka shkruar “Gëzuar ditëlindjen dashuri!”.

Genta mban në duar ëmbëlsira, ndërsa në tavolinë shihet një buqetë e madhe me trëndafila të kuq.

Kujtojmë se prej kohësh përflitet se çifti do të bëhen prindër për herë të parë. Genta është fotografuar shpesh me barkun e rrumbullakosur, por edhe burime për “Prive” kanë konfirmuar se këngëtarja është në ditët e fundit të pritjes së ëmbël.





