Xhensila Myrtezaj ka bërë shumë eksperimente me flokët kohët e fundit. Fillimisht vendosi të hiqte dorë nga flokët e gjata duke i prerë dhe duke mbajtur baluke.

Ky stil i shkonte shumë, por këngëtarja duket se ende nuk ishte e kënaqur dhe sot ka bërë një tjetër ndryshim duke u shfaqur me flokët e shkurtra fare.

Xhensila duket ekstravagante me look-un e ri, por edhe shumë ndryshe, aq sa jo të gjithë do ta njihnin.

Nuk dihet ende nëse ky look i këngëtares është për ndonjë klip të ri apo vetëm këtë set fotografik.




