Nga Shqipëria / E Shtunë 25 Shtator 2021, 16:04

E rëndë/ Babai vret tre fëmijët e mitur brenda në shtëpi

Një burrë 56-vjeçar dyshohet se ka vrarë tre fëmijët e tij të mitur në një apartament në Zagreb. Në mediat kroate raportohet se autori i dyshuar i këtij krimi të rëndë është një austriak që jetonte në Kroaci.

Policia u vu në lëvizje nga të afërmit e burrit, të cilët kishin zbuluar në rrjetet sociale se ai po planifikonte të bënte vetëvrasje. Kur shkuan në apartament, policët gjetën trupat e tre fëmijëve dhe babait të tyre. Dy nga tre fëmijët, binjakë, ishin 7 vjeç, ndërsa fëmija i tretë ishte 4 vjeç, sipas mediave lokale.

Burri dyshohet se u përpoq të bënte vetëvrasje duke marrë helm. Nëna e fëmijëve, ish-gruaja e të dyshuarit, nuk ishte në Zagreb kur u krye krimi.