Nga Shqipëria / E Shtunë 25 Shtator 2021, 11:11

Dajana Shabani rrëfen si e tradhtoi ish-bashkëshorti: Në lokalin e shoqes time...

E ftuar në "Glamour Zone", moderatorja Dajana Shabani ka rrëfyer për herë të parë momentin që zbuloi se e kishte tradhëtuar bashkëshorti.

Ester Bylyku: E dimë që ish-bashkëshorti të ka tradhëtuar po ti si e kuptove? Ai jeton në Itali dhe nuk më dalin llogaritë si e zbulove ti ketu, ai atje. Ose ai është shumë amator ose ti je shumë e zgjuar (qesh).

Dajana Shabani: "Ai kishte ardhur në Shqipëri. Një vajzë e huaj, vjen këtu për t`i bërë surprizë. Ata ishin së bashku tek lokali shoqes sime, por ish-burri nuk e dinte që njihja pronaren. Ajo më merr në telefon dhe më tha që i kishte të dy përpara syve. Në atë moment, mora ish-burrin në telefon dhe i thash që nuk kemi më punë bashkë, i nxorra valixhet jashtë dhe nderrova bravën e derës. Mëpas e mori në telefon avokatja ime që i tha se unë doja divorcin."