Një vullkan shpërtheu në ishullin La Palma në Spanjë, duke shpërndarë lavë, tym dhe hi në ajër. Autoritetet në ishull urdhëruan evakuimin e qyteteve si Tajuya, Tacande de Abajo dhe një pjesë të Tacande de Arriba.

Vullkani la pas dëme të mëdha. Por një shtëpi arriti të shpëtojë për mrekulli. Fotografia që po bën xhiron e rrjetit tregon shtëpinë e rrethuar nga llava e vullkanit, e cila u aktivizua të dielën e kaluar. Shtëpia është në pronësi të një çifti danez, Inge dhe Ranier Kok, të cilët nuk e kanë vizituar që kur filloi pandemia.

Më shumë se 200 shtëpi janë shkatërruar deri më tani, dhe më shumë se 6,000 banorë janë evakuuar.
One home on Spain's island of La Palma is being called a 'miracle house' for narrowly avoiding being swallowed by lava. Volcanic eruptions have destroyed at least 200 homes and led to 6,000 evacuations, but somehow this one lucky house was spared. pic.twitter.com/TR7PqbBBTa
— NowThis (@nowthisnews) September 25, 2021
