Nga Shqipëria / E Shtunë 25 Shtator 2021, 02:02

I shkurtuan flokët më shumë nga se duhej, e reja gjobit sallonin e bukurisë

Një gjykatë në Indi ka gjobitur një sallon bukurie me 271,000 dollarë. Arsyeja është krejt e pazakontë, pasi parukerët ia prenë më shumë seç duhet flokët një modeleje.

Flokët për gruan ishin shumë të rëndësishëm, pasi si modele ajo reklamonte produkte të ndryshme me flokët e saj të gjata.

Por parukierët ia prenë të shkurtra kundër kërkesës së saj, duke i shkaktuar asaj një humbje të madhe parash.

Ndërkohë, salloni ende nuk ka bërë një deklaratë nëse do të të apelojë kundër vendimit apo jo.