Nga Shqipëria / E Enjte 23 Shtator 2021, 16:04

I vaksinoi gruan pa e pyetur, burri dhunon infermieren

Një burrë ka dhunuar infermieren vetëm sepse i injektoi bashëshortes një dozë vaksine kundër Covid 19 pa pëlqimin e tij. Ngjarja ka ndodhur në Kanada dhe policia kanadeze është vënë në kërkim.

Burri hyri i zemëruar në farmacinë ku infermierja po kryente imunizimin e njerëzve në qytetin Sherbrooke të Quebecut, dhe filloi t'i bërtiste me të madhe. I acaruar nga fakti që vaksinimi i të shoqes ishte bërë pa miratimin e tij, e goditi infermieren në fytyrë e u largua me shpejtësi.

Sipas Reuters, Kanadaja ka administruar të paktën 55 milionë doza të vaksinave anti-Covid.