Nga Shqipëria / E Enjte 23 Shtator 2021, 16:04

VIDEO/ Shokët e hedhin në ajër, por nuk e presin, dhëndri thyen shtyllën kurrizore

Një dhëndër ka thyer kurrizin në dasmën e tij pasi miqtë e hodhën në ajër teksa po kërcenin. Ngjarja ka ndodhur në Rumani. Momenti i tmerrshëm u kap nga kamera, teksa shihet nusja duke kërcyer e lumtur vetëm disa sekonda para aksidentit të burrit Liviu Filimon.

Pasi e hodhën disa herë dhëndrin në ajër, shokët nuk mundën në një moment që ta mbajnë dhe për pasojë 31-vjeçari u përplas në tokë. Filimon mori dëmtime serioze dhe u dërgua me urgjencë në spital.

Dhëndri mesa duket nuk e ka përjashtuar mundësinë për të paditur miqtë e tij, duke thënë nga shtrati i spitalit: "Unë kam kontaktuar me një avokat, por ende jam duke e menduar çfarë do të bëj".

Ai tha se mund të lëvizë duart, por jo këmbët pas incidentit.