Nga Shqipëria / E Enjte 23 Shtator 2021, 16:04

Pak ditë para dasmës me Markun, Rudina bën veprimin e papritur ndaj ish-bashkëshortit

Rudina Dembacaj dhe Mark Frroku do të mbajnë dasmën e shumëpritur më 1 tetor. E ftuar në "Ftesë në 5" pak ditë më parë, Rudina u pyet nëse do ta ftonte ish-bashkëshortin në dasmë dhe përgjigja ishte:

“Nuk e kam menduar. Unë po mendoj akoma se çfarë fustani do vesh njëherë. Seriozisht! Nuk i kam hyrë ndonjëherë këtyre mendimeve. Po mendoj akoma çfarë fustani, çfarë këpucësh"

Pas divorcit Rudina dhe Aleksi kanë ruajtur raporte shoqërore për hir të vajzës dhe janë parë shpeshherë në praninë e njëri-tjetrit, por duket se kjo nuk ka zgjatur shumë pasi ish-çifi ka fshirë njëri-tjetrin nga Instagrami dhe madje dhe fotot si familje.

Ndërkohë Aleksi ka bërë publike në Instagram lidhjen e re, por duke mbajtur sekret identitetin e vajzës.