Nga Shqipëria / E Enjte 23 Shtator 2021, 16:04

Krimi në Rodos/ Nëna e 32-vjeçares: Ai ishte xheloz, i kishte ndaluar vajzës të postonte foto

Një ditë më parë një krim i rëndë tronditi Rodosin. Një 40-vjeçar greke vrau bashkëshorten, mësuese 32-vjeçare.   Sipas nënës së Dorës, autori kishte qenë i divorcuar nga martesa e mëparshme nga e cila kishte edhe një fëmijë.

“Atij nuk i pëlqente që fëmija im të postonte fotografi në rrjetet sociale. Ai ia kishte ndaluar këtë gjë. Vajza ime e respektonte. Sapo e takova më thanë se donin kohën e tyre për t’u njohur më mirë. Një herë ai më ishte ankuar se vajza donte të larohej dhe unë duhet ta inkurajoja që të qëndronte në shtëpinë e tij sikur të ishte e martuar me të. I thashë krevati i saj është këtu. Nëse dëshiron të qëndrojë me ty lë të qëndrojë. Nëse nuk dëshiron unë do jem duke e pritur këtu”, tha ajo.

Një mikeshë e Doras ka treguar për mediat greke se shoqja e saj po përjetonte momente shumë të këqija.

“Dora nuk ishte mirë, ai po e ndalonte të bënte shumë gjëra. Ai ishte shumë xheloz për të, i fshiu të gjitha fotot në facebook, nuk e la të ketë kontakte me prindërit e saj sepse kishte frikë se ajo do të ndikohej nga njerëzit e saj që i thanë: “Nëse nuk je duke kaluar mirë me të, ndaje dhe “Kthehu në shtëpinë tënde”, siç bëri Dora kur kuptoi se ai nuk po ndryshonte.

Ai nuk e kishte rrahur por vazhdonte të thoshte se gruaja duhet të rrinte në shtëpi dhe ai po i bënte presion shumë. Ajo nuk mund ta duronte më dhe i kërkoi që të ndaheshin. Nga vera e tutje, pasi u ndanë, Dora e kishte parë shumë herë duke e shikuar jashtë shtëpisë së prindërve të saj dhe kjo e kishte tmerruar pak. Ajo kishte frikë kohët e fundit dhe për fat të keq frika e saj u konfirmua ”, thotë mikesha e saj.

Burimi: abc