Nga Shqipëria / E Enjte 23 Shtator 2021, 16:04

Sherr mes të rinjve në Kamëz, përfundojnë në spital

Dy të rinj të moshave 16 dhe 17 vjeç në Kamëz kanë përfunduar në spital pas një sherri të ndodhur pasditen e sotme. Policia ka shoqëruar autorin e dyshuar 17 vjeç. Ndërsa grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

“Rreth orës 14:45, në Kamzë, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, janë dëmtuar dy shtetas të mitur 16 vjeç dhe 17 vjeç, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Sherbimet e Policisë kanë bërë shoqërimin për veprime të metejshme të shtetasit R. V, 17 vjeç, si autor i dyshuar i ngjarjes. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.