Nga Shqipëria / E Enjte 23 Shtator 2021, 13:01

Me pushime në Theth, Eni Koçi rrëzohet dhe lëndon këmbën (Pamje)

Eni Koçi ndodhet në Theth së bashku me Genc Prevlukajn dhe së fundmi ka pësuar një incident. Ajo është rrëzuar dhe ka lënduar këmbën.

Këngëtarja ka publikuar në Instastory një foto të gjurit të fashuar, krahas së cilës ka shkruar “U ruajta sa u ruajta për të mos u rrëzuar kur dolëm nëpër male dhe si përfundim u rrëzova sa dola nga makina".

Megjithatë, ky incident nuk e ka penguar Enin të shijojë pushimet.