Nga Shqipëria / E Enjte 23 Shtator 2021, 10:10

Plas keq sherri/ Tea dhe Bearti shpërthejnë në ofendime

Pak ditë më parë, në emisionion “Goca dhe Gra”, Tea Trifoni tregoi se me Beartin ka qenë e lidhur për 5-6 muaj. Mirëpo, fakti që ajo e ka përmendur, nuk është pritur aspak mirë nga Bearti.

Ish-konkurrenti i “Përputhen” ka publikuar në Instastory një shprehje ofenduese, me të cilën i ka habitur të gjithë.

“Emri im nuk është një *, kështu që mbaje jashtë gojës tënde”, shkruhet në postim.

Nga ana tjetër, Tea i është kundërpërgjigjur me një video thumbuese. “Ndonjëherë një mashkull lëndon të gjitha vajzat që bëhen pjesë e jetës së tij, sepse shpirti i tij binjak është një mashkull”, thuhet në postimin e ruajtur nga “Afterparty.al”.