Është ndarë nga jeta redaktori i modës Richard Buckley, bashkëshorti i stilistit Tom Ford. Buckley ka vdekur në moshën 72 vjeçare, sipas një deklarate të lëshuar nga përfaqësuesit e markës së modës me emrin Ford.

“Me trishtim të madh Tom Ford njofton vdekjen e burrit të tij të dashur prej 35 vitesh, Richard Buckley,” thanë përfaqësuesit e Ford për CNN Style.

“Richard vdiq paqësisht në shtëpinë e tyre në Los Angeles mbrëmë me Tom dhe djalin e tyre Jack pranë tij. Ai vdiq nga shkaqe natyrore pas një sëmundjeje të zgjatur.”

