Alexandra Mursalov, 25 vjeç nga Rusia është qëlluar me thikë nga bashkëshorti i saj 24 vjeçar Rustam Mursalov. Bashkëshorti më pas ka hedhur trupin e saj nga të paktën 40 metra lartësi.

Thuhet se Mursalov, trajner personal ishte xheloz pasi Alexandra, psikologe punonte me klientë të pasur në Shën Petersburg dhe në faqen e saj të internetit shkruante se "i mësonte njerëzve të dashuronin e të zbulonin problemin brenda 15 minutave".

Në rrjete sociale 25-vjeçarja i dokumentonte mijëra ndjekesave për trazirat në martesën e saj, madje kishte postuar disa ditë para vdekjes sesi burri kishte kërcënuar ta vriste atë dhe fëmijët e tyre.

Prej kërcënimeve ajo kishte marrë dy vajzat për të jetuar larg bashkëshortit.
Trupi i 25-vjeçares u gjet më vonë i hedhur nga ballkoni i katit të 13.
Mursalov është arrestuar dhe ka pranuar se e kreu krimin për arsye xhelozie.
