Nga Shqipëria / E Mërkurë 22 Shtator 2021, 16:04

'Nuk kam durim fare, nuk di si e dëgjojnë', Rudina dhe Meri debat për horoskopin

Rudina Magjistari është shprehur se ajo nuk e beson dhe nuk ka nerva ta lexoj përditë horoskopin e kjo deklaratë ka nxitur debat me të ftuarën, Meri Shehu. 

Sipas Merit nuk është problemi i horoskopit, por i Rudinës, që i përket shenjës së virgjëreshës.

Rudina Magjistari: Atë horoskopin e përditshëm nuk kam durim fare Meri, nuk e di sesi e dëgjojnë përditë. Një herë në muaj është interesant ose ai vjetori, një herë në vit po.

Meri Shehu: Ju Virgjëreshët e keni sistemin nervor shumë delikat dhe nervozoheni. Merreni me shumë detaje, duke detajuar jetën në çdo moment normal që jeni të ngarkuar psikologjikisht.

Rudina Magjistari: Ka plot njerëz që mendojnë si unë.

Meri Shehu: Unë po flas astrologjikisht, nuk po flas si shoqe. Nuk e ke dëgjuar horoskopin përditë që ti të marrësh atë kulturën e të dëgjuarit përditë sepse përditë ndryshojnë renditjet e planetëve dhe çdo ditë ka ato nuancat dhe ngjyrimet e veta. Nëse do ta dëgjoje përditë, të paktën një ditë që do ngriheshe në mëngjes që nuk do ndiheshe mirë do thoje çfarë po ndodh.