Nga Shqipëria / E Mërkurë 22 Shtator 2021, 15:03

Këngë që i kushtohet pandemisë, zbulohet këngëtari i parë i Festivalit të RTSH-së

Këngëtari shqiptar, Mentor Haziri ishte së fundmi i ftuar në “ABC e Mëngjesit”. Ai konfirmoi pjesëmarrjen në Festivalin e Këngës në RTSH, duke thënë se e ka gati këngën.

Mentori zbuloi se e ka përgatitur vetë tekstin dhe muzikën dhe se i dedikohet periudhës së pandemisë. Deri më tani, ai është këngëtari i parë që ka konfirmuar pjesëmarrjen në festival.

“Kam vendosur dhe po ta them ty që do marr pjesë. Këngën e kam përfunduar, është një këngë që e kam bërë vetë. Kam shkruar tekstin dhe muzikën, kurse e kam orkestruar në Irlandë. Orkestrimin dhe miksimin e ka bërë prioducenti im Dejvid Mekju, e përshëndes shumë. Kurse koret e këngës i ka bërë fituesja e The Voice of Irland, që është mikeshë e imja. Është një këngë e jashtëzakonshme se përçon mesazh shprese në kohën e pandemisë. Është një këngë që i kushtohet situatës së Covidit. Një këngë falenderuese për gjithë mjekët që kanë bërë punën e tyre të jashtëzakonshme, kanë luftuar në front të parë me virusin. Kështu që është një këngë që ka mesazh shpresën, dashurinë dhe atë mesazhin që do të bëhet mirë, mos u dorëzoni se do i rikthehemi jetës normale”, është shprehur Mentori.