Nga Shqipëria / E Mërkurë 22 Shtator 2021, 14:02

‘Të shtruar dhe 19-vjeçarë’, mjeku Kraja: Është rritur numri i grave shtatzënë në gjendje të rëndë

Ditën e sotme është mbajtur mbledhja e Komitetit Teknik të Ekspertëve, për të diskutuar në lidhje me situatën e Koronavirusit në vend.

Mjeku Dhimitër Kraja deklaroi se në dy spitalet Covid po marrin kujdes Shëndetësor 230 pacientë. Të shtruarit janë kryesisht nga Tirana, Durrësi dhe Elbasani, ndërsa grupmosha e tyre varion nga 19 deri në 89 vjeç.

Kraja bëri të ditur se në këtë fazë ka një numër në rritje të grave shtatzëna të infektuara, në forma serioze.